Finalja e Kupës së Mbretit do të mbahet në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla më 18 prill.
Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) kanë vendosur për stadiumin ku Real Betisi i zhvillon ndeshjet.
Stadiumi mban më shumë se 57,000 shkues, do të jetë gjithashtu vendi i finaleve edhe për vitet 2021, 2022 dhe 2023.
Pamje e stadiumit “La Cartuja” nga jashtë
La Cartuja tashmë ka qenë nikoqir i një finale të Kupës së Mbretit, në vitin 1999, kur Valencia mposhti Atletico Madrid 3-0.
Prezantimi i vendimit në lidhje me La Cartuja do të bëhet të premten me 7 shkurt, gjatë shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në orën 13:00.
Deri atëherë do të dihen të katër gjysmë-finalistët. /Telegrafi/

Një nga vullkanet më aktiv në botë gati të shpërthejë
Spektakël në pjesën e parë të finales së Superkupës së Spanj...
Labinot Rexha merr një vërejtje nga Vëllai i Madh për ofendi...
Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit
Rrëshkitja e masivit të dheut në Bashaj/ Ministri Vengu në t...
“Deri në pikën e fundit të gjakut”, vjen reagimi i Kubës pas...