Stadiumi më i madh në botë është vendosur për tu ndërtuar në Irak, si një dhuratë nga mbreti Salman i Arabisë Saudite.
Terreni me 135 mijë ulse do të ndërtohet pasi Iraku fitoi me rezultat 4 me 1 ndeshjen miqësorë të zhvilluar së fundmi ndërmjet tyre, transmeton portali arbresh.info. Para ndeshjes, mbreti Salman premtoi për të ndërtuar një stadium nëse ata dalin fitues nga ndeshja e zhvilluar më 28 shkurt.
Ndeshja ishte e para ndërkombëtare e luajtur në shtëpi që nga pushtimi i Kuvetit në 1990-ën që shkaktoi një embargo ndërkombëtare.

Edhe nuk konsideroheshin aspak favorit, njëmbëdhjetësha startuese e Irakut siguroi fitore falë dy golave nga Muhanad Ali, një nga Emad Mohsin Majeed dhe një autogol nga Saeed Awadh Al Yammi.
Arabia Saudite ka arritur të kualifikohet në Kampionatin Botëror në Rusi, ndërsa Iraku dështoi për të arritur pjesëmarrjen në këtë turne që zhvillohet gjatë verës.
Aktualisht, stadiumi më i madh në Irak në Basra Sports City ka 65 mijë ulëse./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren