Gjimnastja amerikane, Katelyn Ohashi është njëra prej yjeve të sportit që ka pozuar nudo për revistën “ESPN Body Issue”.
Ajo ka rrëfyer se iu desh shumë guxim për t’u zhveshur që të shihej nga miliona njerëz.
Ohashi zbuloi se arsyeja kryesore që e inkurajoi atë të zhvishej para kamerave ishte dëshira për t’i treguar botës se ndihesh mirë edhe kur je e cënueshme.
“Mundohem të vë në dukje defektet, mundimet dhe vështirësitë e mia. Jam krenare për trupin tim dhe për të gjitha papërsosmëritë e tij, kjo është gjithçka që duhet të them”, u shpreh 22-vjeçarja, e cila është e gjatë vetëm 1.47 m.
Jeta e Katelynit ndryshoi në janar të vitin 2019, kur në një garë në kampionatin e universiteteve amerikane gjyqtarët e vlerësuan të gjithë më notën 10. Videoja e saj ka bërë xhiron e botës dhe ka marrë më shumë se 60 milionë shikime,transmeton zeri.info




Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...