Sportingu e mbyll pjesën e parë me avantazh minimal ndaj Bodo/Glimtit

19:34 | 17 Mars 2026
D.H

Sportingu i Lisbonës është duke e mposhtur Bodo/Glimtin në ndeshjen e kthimit të rrethit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve pas pjesës së parë.

Rezultati pas 45 minutash është 1-0 për portugezët, shkruan Arbresh.info.

Golin e vetëm deri më tani e realizoi Inacio në minutën e 34-të pas një asistimi nga Trincao.

Kujtojmë se Bodo e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 3-0, derisa portugezëve i duhen edhe dy gola së paku ta dërgojnë ndeshjen në vazhdime./Arbresh.info

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale