Gjiganti portugez, Sporting Lisbon raportohet se ka rritur çmimin për Bruno Fernandes derisa ata presin një ofertë nga Manchester United për lojtarin
Fernandes ka qenë i lidhur me një kalim në Manchester United dhe rivalët e tyre në Premier Ligë, Tottenham. Ai ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në ligën portugeze sezonin e kaluar dhe për Portugalinë gjatë finales se Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Sipas AS, Sporting dëshiron më shumë se 70 milionë euro për ish mesfushorin e Udineses dhe Sampdorias pasi që ata e vlerësojnë lart lojtarin, me mediat që thotë se Sporting e sheh Fernandes si “lojtarin më të mirë në ligë”.
Tottenham, të cilët ishin në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, po ashtu janë në garë, kurse oferta e tyre prej 60 milionë euro nga Sporting në fillim të javës ishte refuzuar nga kjo skuadër.
Sporting pritet te kenë një ofertë edhe nga United në orët në vazhdim por nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për lojtarin, për atë mund të bëjnë oferta të gjithë skuadrat e interesuara për të në Europë.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...