Sporting Lisbon mbron vendimin për shkarkimin e Sinisa Mihajlovicit.
Sporting e ka mbrojtur vendimin për ta shkarkuar trajnerin serb, Sinisa Mihajlovic, vetëm nëntë ditë pasi e kishte emëruar, duke thënë se serbi nuk ka fituar si trajner asgjë, asnjëherë.
Njëri prej vendimeve të para të Sousa Cintras si president në detyrë i Sportingut ishte shkarkimi i Mihajlovicit, i cili ishte emëruar nga bordi e kaluar drejtues i klubit.
Portugezi e ka bërë të qartë se ish-trajneri i Sampdorias, Lazios dhe Torinos nuk është aspak humbje e madhe për ta, duke e akuzuar serbin se kishte bërë gabime.
“Ai pati një periudhë testimit prej 15 ditësh, prandaj nuk do t’ia paguajë 10 milionë euro dëmshpërblim”, tha Cintra.
“Sapo erdhi nisi të bëjë gabime. Deshi ta ndryshonte lokacionin e kampit tonë stërvitor dhe t’i rrisë shpenzimet për 300.000 euro. Nuk kam asgjë kundër trajnerit, por ai nuk ka fituar kurrë asgjë si i tillë, edhe pse e di që si lojtar ka qenë i mirë duke shënuar nga goditjet e lira”, shtoi ai.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën