Sipas disa raportimeve në Evropë, gjigantët katalan janë të interesuar në dyshen e Manchester United, Anthony Martial dhe Ander Herrera.
Spiuni i Barcelonës, Robert Fernandez dhe dy drejtorët e AC Milan janë parë në tribunat e Stamford Bridge, gjatë derbit Chelsea – Man Utd, transmeton arbresh.info.
Sipas raportimeve drejtorët e Milanit janë të interesuar në trajnerin e kampionit anglez, Antonio Conte, ndërsa spiuni Fernandez ishte së bashku me skautin Urbano Ortega për të vëzhguar Martial dhe Herrera.

Në javët e fundit Martial dhe Herrera janë lidhur me një transferim në Nou Camp.
Herrera startoi nga minuta e parë dhe luajti çdo sekondë të sfidës por dështoi të ketë një përformancë të mirë.

Ish anëtari i Athletic Bilbaos konsiderohet nga klubi katalin si zëvendësuesi i Andres Iniestas.
Francezi Martial edhe njëherë ishte inkuadruar në lojë nga banka rezervë por nuk ia arriti të ndryshoj rezultatin. Martial ka shënuar katër gola pasi është futur në lojë nga banka rezervë.

Chelsea e fitoi takimin me rezultat minimal 1 me 0 me golin e Alavaro Moratas. /arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...