Një episod shumë i çuditshëm ka ndodhur këtë fundjavë, në ndeshjen e kategorisë së tretë spanjolle, mes Ponferadinës dhe Gimanstika Segoviana.
Teksa po luhej minuta e 94-t e ndeshjes, dhe rrjetat ishin ende të paprekura, mesfushori i Ponferadinës, Andres Rodrigez, mori një krosim të gjatë, dhe po shkonte drejt shënimit të golit të fitores, shkruan Panorama.
Por, arbitri Alvaro Lopez Barra filloi të vërshëllente tri herë, për të sinjalizuar mbylljen e sfidës, sapo Rodrigez po shkonte drejt portierit të Gimnastikës për të shënuar, dhe kështu nuk e quajti golin, pasi topi nuk e kishte prekur ende fundin e rrjetës.
Menjëherë, lojtarët e Ponferadinës rrethojnë arbitrin duke protestuar për këtë vendim, sipas tyre të padrejtë të marrë nga ana e arbitrit. Gjithsesi, zyrtarisht ndeshja përfundoi 0-0, me një pikë për të dy ekipet.
Pas ndeshjes, arbitri Lopez Parra shpjegoi vendimin e tij, duke thënë se ai i ra bilbilit menjëherë sapo vuri re se loja kishte vazhduar 17 sekonda më shumë se 3 minutat shtesë të akorduara…
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...