Manchester United dhe Bournemouth dhuruan një nga ndeshjet më spektakolare të sezonit, duke u ndarë në një barazim dramatik 4-4 në Old Trafford, në një duel të mbushur me gola, përmbysje në kuadër të xhiros së 16-të në Premier League.
“Djajtë e Kuq” e nisën ndeshjen furishëm dhe kaluan në epërsi në minutën e 13-të me Amad Diallo, i cili realizoi me kokë nga afërsia, shkruan Arbresh.info.
Bournemouth reagoi në minutën e 40-të me Antoine Semenyo, i cili barazoi rezultatin pas një aksioni individual brilant.
Pak para pushimit, Casemiro riktheu epërsinë për United, duke shënuar me kokë pas një goditjeje këndi nga Bruno Fernandes.
Pjesa e dytë u shndërrua në një “stuhi” golash. Evanilson barazoi shifrat në minutën e 46-të, ndërsa Marcus Tavernier përmbysi rezultatin në 2-3 me një supergol nga goditja e dënimit.
Nuk vonoi shumë dhe Bruno Fernandes iu kundërpërgjigj me një perlë nga goditja e lirë për 3-3.
Ndërsa Matheus Cunha kaloi vendasit sërish në avantazh në minutën e 79-të për 4-3.
Drama nuk u ndal aty pasi vetëm pesë minuta më vonë, Junior Kroupi përfitoi nga një asist i Alejandro Jimenez dhe realizoi golin e barazimit 4-4, duke ngrirë Old Traffordin.
Manchester United me këtë barazim është në kuotën e 26 pikëve dhe ndodhet në pozitën e gjashtë, kurse Bournemouthi ka 21 sosh në pozitën e 13-të./Arbresh.info
Gjuajtje me armë në Skënderaj nga një veturë në lëvizje, pol...
Shtatë mrekullitë e kanellës për shëndetin
Haxhiu: Dyfishim i shtesave për fëmijë – nga 45 euro n...
“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qev...
Mbahet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, në fokus bashkëpunim ra...
Pas sulmit në Australi, Netanyahu u kërkon qeverive perëndim...