Përzgjedhësi i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente ka konfirmuar zyrtarisht listën me 26 futbollistët e ftuar për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”, ku nuk mungojnë befasitë.
Këtë të premte është zyrtarizuar lista përfundimtare e Kombëtares së Spanjës për Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani nga data 14 qershor deri më 14 korrik.
Luis de la Fuente, i rinovuar së fundmi zyrtarisht, bëri tre përjashtimet nga lista paraprake, përpara ndeshjes së kësaj të shtune në Mallorca kundër Irlandës së Veriut.
Çdo ekip mund të sjellë gjithsej 26 lojtarë dhe një minimum prej 23 lojtarësh në ndeshje, një shifër që ishte e zakonshme përpara kohërave të Covid-19. Por, pas kërkesës së përzgjedhësve, ajo u zgjerua.
Fakti është orari më se i ngjeshur që bëri që UEFA të pranonte kërkesën. Tani, Spanja e ka zyrtarizuar listën e saj, ku nuk mungojnë befasitë.
Tre largime
Aleix Garcia i Gironas, Marcos Llorente i Atletico Madridit dhe Pau Cubarsi i Barcelonës janë lënë jashtë listës të së zgjedhurve nga trajneri Luis de la Fuente.
Tre yjet spanjollë nuk kanë mundur të futen fshehurazi në një listë prej 26 ku kanë mbetur emra si Dani Vivian dhe Ayoze Perez.
Lista e Spanjës për Euro 2024
Portierë: Unai Simon, David Raya, Alex Remiro
Mbrojtës: Dani Carvajal, Jesus Navas, Laporte, Le Normand, Nacho, Vivian, Grimaldo, Cucurella
Mesfushorët: Rodri, Zubimendi, Fabian Ruiz, Mikel Merino, Pedri, Baena, Fermin.
Sulmues: Morata, Joselu, Ferran Torres, Oyarzabal, Dani Olmo, Nico Williams, Lamine Yamal dhe Ayoze Perez/Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...