Spanja ka vendosur një rekord në ndeshjen e djeshme kundër Kosta Rikës.
Kombëtarja e Spanjës ka marrë fitoren më të thellë në këtë Kampionat Botëror, duke mposhtur Kosta Rikën me rezultatin 7:0,
Jo vetëm rezultati, por secili aspekt i ndeshjes ishte i dominuar nga spanjollët.
Sigurisht, edhe aspekti i pasimeve – që e karakterizon Spanjën – ishte në element. Pikërisht këtu u vu një rekord.
Spanja kompletoi 549 pasime vetëm në pjesën e parë të ndeshjes. Kjo ndryshe përkthehet si më së shumti pasime nga ndonjë skuadër, në çfarëdo pjese, në çfarëdo ndeshje, në të gjithë historinë e Kupës së Botës.
Ky është një rekord absolut. Treshja e mesfushës së Barcelonës, që startoi për Spanjën, e ndihmuar nga Rodri i Man City në qendër të mbrojtjes, priten të jenë një komponim i vështirë për secilën mesfushë kundërshtare.
Mbetet të shihet se si do të bëjë Spanja ndaj kombëtares së Gjermanisë, që në letër është nivel më i lartë sesa Kosta Rika.
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...