Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se nëse FIFA do ta gjobisë futbollistin Granit Xhaka, për mbajtje të fanellës me mbishkrimin Jashari, në ndeshjen në mes të Zvicrës e Serbisë, do ta paguajë personalisht gjobën e tij.
Pacolli, përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se e ka njofutuar edhe Xhakën për këtë iniciativë të tij.
Postimi i plotë:
Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë.
Katër persona kanë ikur nga Enti Special i Shtimes
Rrahje mes të burgosurve në Dubravë, pesë persona sulmojnë n...
Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicën e Jugut
Kusari-Lila e njofton Borellin e Lajçakun pasi Vuçiq foli ku...
72 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Tensionet e krijuara nga balona, Blinken shtyn vizitën për n...