Përfaqësuesja e Spanjës ka krijuar një epërsi të thellë në ndeshjen kundër Lihtenshtajnit.
Skuadra e trajnerit Julen Lopetegui udhëheqë me rezultat 0 me 3 në takimin si mysafirë pas vetëm 16 minutave lojë në stadiumin Rheinpark, shkruan portali arbresh.info.
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos dërgoi skuadrën e tij kombëtare në epërsi me një gol të realizuar me kokë në minutën e 3′.
Alvaro Morata dyfishoi epërsinë në minutën e 15′ pas asitimit me kokë, ndërsa Isco shënoi për 3 me 0 vetëm një minutë më vonë.
Ndeshja ndërmjet tyre është duke u zhvilluar në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror Rusia 2018./arbresh.info/
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit