Spanja ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Bullgarisë me rezultat 3-0.
Mjaftuan tre gola në pjesën e parë për të marrë tri pikët e para në kuadër të grupit E, kualifikues, shkruan Arbresh.info.
Spanjollët pas pesë minutash krijuan epërsi me golin e Oyarazabal. Ndërsa pas gjysmë ore lojë, Cucurella dyfishoi epërsinë.
Ndërsa tetë minuta më vonë Merino shënoi edhe golin e tretë pas një asistimi të Lamine Yamal.
Pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol, dhe kështu Spanja arkëtoi tre pikëtë e para.
Së bashku me Turqinë kanë nga tre pikë dhe prijnë në grupin E pas ndeshjeve të para.
Pas tre ditëve, Spanja do të përballet me Turqinë, ndërsa Bullgaria do të luaj ndaj Gjeorgjisë./Arbresh.info
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...