Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka thënë se një klub si “Nerazzurrët” nuk mund të mbështetet nga një lojtar i vetëm si Mauro Icardi për të pasur sukses.
Icardi është vënë në qendër të vëmendjes te “Nerazzurrët” derisa vazhdon të jetë në luftë me klubin, transmeton portali arbresh.info. Ai ka postuar mesazhe misterioze në Instagram pas heqjes së shiritit të kapitenit te skuadra e parë.
Para ndeshjes së Interit në Serie A kundër Fiorentinas nesër, Spalleti në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me Icardin dhe ka thënë:
“Unë nuk do ta shihja me këtë pikëpamje, por në mënyrë për vazhdimësi të rikthimit gjithashtu nga pikëpamja e qëndrimit”
“Nuk është një sfidë për Mauron. Një klub si Interi nuk mundet kurrë t’i nënshtrohet vetëm një lojtari, ne kemi gjithashtu cilësi të tjera si sjellja e linjës në mbrojtje”
Icardi nuk ka shënuar për Interin në ligë qysh pas golit të fitores 1 me 0 kundër Udineses. Por, ai ka shënuar dy herë në Kupë qysh pas kësaj./arbresh.info/
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...
Dogana dhe Policia e Kosovës konfiskojnë rreth 2 kg kokainë ...
A mund të izolohet Lista Serbe nga Vetëvendosja?