Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka dhënë një mesazh të fortë në drejtim të drejtuesve të klubit, duke lënë të kuptohet se ata duhet të bëjnë një përjashtim nga politika e tyre e kontratave për talentin Kenan Yildiz.
Edhe pse shumë figura brenda klubit kanë sugjeruar se rinovimi i parakohshëm i kontratës nuk është i nevojshëm — pasi marrëveshja aktuale e Yildiz është e vlefshme deri në vitin 2029 — Spalletti mendon ndryshe.
“Nuk jam unë ai që vendos për rinovimet. Por për mua, Yildiz është ai që i thyen rregullat. Ai është ai që bën gjuajtjen e fundit natën. E imagjinoj kështu. Të flasësh me Yildiz, do të thotë të flasësh me gjithë ekipin”, ka thënë Spalletti në konferencën për media para ndeshjes me Fiorentinën.
Spalletti e përshkroi 19-vjeçarin si një lojtar me pjekuri të rrallë.
“Ai ka qëndrimin e një lideri skuadre. Për mua, ai është gjithçka”, theksoi tekniku italian.
Spalletti shtoi se të jesh pjesë e Juventusit kërkon dinjitet dhe përgjegjësi.
“Të jesh lojtar i Juventusit nuk do të thotë të jesh arrogant, por të dish si ta përballosh presionin”, pohoi ai.
Yildiz, një ndër talentët më premtues të Juventusit, ka fituar admirimin e tifozëve dhe stafit, duke u konsideruar si një nga figurat kyçe të së ardhmes së klubit./rtk
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...