Kombëtarja e Italisë ka fituar dy ndeshje miqësore ndaj Ecuadorit dhe Venezuelas.
Fillimisht me 21 mars ndaj Venezuelës me rezultat 2-1, e pastaj tri ditë më vonë ndaj Ekuadorin 2-0, kampionët në fuqi kaluan dy teste para ‘Euro 2024’, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes së mbrëmshme Spalleti ka thurur lavde për futbollistët e tij.
“Ishte një turne pozitiv, madje mund të them i shkëlqyer sa u përket përgjigjeve individuale që mora nga futbollistët“, theksoi tekniku 65-vjeçar.
Tutje ai ka shtuar se Italia ka qenë skuadër e fortë në çdo repart të lojës.
“Ishim skuadër në çdo fazë të ndeshjes. Mund të sulmosh ose mbrosh më shumë, por rëndësi ka të luash gjithmonë në bllok, si një skuadër e bashkuar”, shtoi ai.
Gjithashtu ai ka disa fjalë edhe për ndeshjen ndaj Ecuadorit.
Djemtë treguan që janë seriozë, shumë seriozë. Mos të harrojmë që kishim një kundërshtar të fortë përballë. Sulmuam më shumë në pjesën e parë. Kishim mundësi të shënonim më tepër, por pati rëndësi fakti që u shfaqëm skuadër e vërtetë. Kjo më gëzon.
Kujtojmë se Italia gjendet në grupin B në Kampionatin Evropian së bashku me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën./Arbresh.info/
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...