Luciano Spalletti ka folur rreth të ardhmes së tij, ku ka thënë se do të qëndronte për 100 vjet te Interi, por drejtuesit duhet të zgjedhin atë që është më e mira për klubin.
Interi ka barazuar me Juventusin në ndeshjen derbi të javës së 34-të në Serie A me rezultat 1-1.
Pas ndeshjes, Spalletti u pyet për takimin, por edhe të ardhmen e tij pas thashethemeve të zakonshme mbi zëvendësuesit potencial, si Antonio Conte ose Jose Mourinho.
Spalletti ka qenë i qartë, do të donte të qëndronte plot 100 vjet te Nerazzurrët, por ka shtuar se drejtuesit vendosin për këtë
“Nuk është problem, klubi do të vendosë”, ka thënë fillimisht Spalletti për mediat italiane.
“Me kënaqësi do të qëndroj në Inter për 100 vjet, por është e drejtë që Interi të zgjedhë atë që është më e mira për klubin. Nëse kjo do të thotë të më largojnë nga puna, nuk ka rëndësi.
“Interi ka njerëz që dinë të vendosin dhe mbi të gjitha të mbrojnë Interin”, përfundoi italiani.
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...