Luciano Spalletti ka rinovuar kontratën me Interin.
Ai do të jetë në krye të ekipit zikaltër deri më 2021.
Ish-tekniku i Romës u shpreh shumë i lumtur me marrëveshjen.
“Falënderoj familjen Zhang dhe kompaninë që më dhanë mundësinë për të nënshkruar këtë zgjatje”, deklaroi Spalletti.
“Unë dua të theksoj se ky nënshkrim është vetëm pjesa burokratike e diçkaje që ishte arritur më parë, vullneti për të vazhduar të luftojmë së bashku për të mirën e këtij klubi shumë të rëndësishëm”.
“Ishte menjëherë një marrëdhënie e respektit dhe besimit të ndërsjellë dhe konfrontimi i përditshëm ka sjellë gjithnjë e më shumë ndërgjegjësim se ne ëndërrojmë të njëjtën gjë për këtë fanellë, për tifozët tanë. Le të themi se sot pakti i dëshirave të përbashkëta të botës interiste është më i forte”, shtoi ai.
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...