Trajneri i Interit, Luciano Spalleti, mendon se skuadra e duhet të fitojë gjithmonë.
“Duhet të fitojmë gjithmonë për të mbajtur hapin, nuk mund të jemi të qetë”, tha tekniku i “zikaltërve”.
“Duhet të tregojmë që jemi Interi. Sa i përket skuadrës mos më pyesni për emrat në çdo ndeshje. Skuadra ka gjetur një ekuilibër dhe kështu që skuadra nuk ndërrohet”, tha Spalletti që konfirmoi gjithashtu se për këtë ndeshje do të jenë të gatshëm edhe Vecino që shfaqi shenja lodhje në takimin me Sampdorian, por edhe Brozoviç që mungon prej 2 javësh.
Sa i përket merkatos së janarit, trajneri i “zikaltërve” nuk shumë dëshirë të flasë.
“Jam i kënaqur me futbollistët që kam në dispozicion, më shumë se sa të mendoj për blerje. Them që kam një skuadër të mirë për të shkuar deri në fund të sezonit. Më e vështira vjen tani. Duhet të qëndrojnë në grupin e kryesimit. Në janar do të vlerësojmë nëse kemi nevojë për ndërhyje apo jo”, tha Spalletti.
Trajneri i Interit vlerëson edhe dy mbërritjet e fundit në skuadër Dalbert dhe Cancelo, por ka më shumë besim te skuadra me të cilën është prezantuar në ndeshjet e fundit.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...