Anglia kreu me sukses formalitetin ndaj Maltës në mitikun Wembley. “Tre Luanët” triumfuan me rezultatin 2-0, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë. Sidoqoftë, performanca e anglezëve nuk ishte bindëse para 80,000 tifozëve teksa nuk prodhuan lojën e dëshiruar, edhe ndaj një kundërshtari modest si Malta. Në fund të ndeshjes, numri një i Anglisë, Gareth Southgate ishte i vetëdijshëm për këtë fakt, teksa nuk u shpreh i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij.
“Nuk kemi arritur pritshmëritë e duhura këtë vit. Kemi mundësitë për të zhvilluar një futboll shumë të mirë. Kur nuk e nis siç duhet një ndeshje, është e vështirë, për të marrë ritmin gjatë pjesës tjetër të lojës.
Nuk shfaqëm shumë cilësi me topin, nuk krijuam shumë mundësi shënimi, por kam qenë futbollist dhe vetë dhe e di mjaft mirë se si janë këto ndeshje. Numri i ndeshjeve që lojtarët luajnë gjatë ditëve të sotme është i pabesueshëm. Në pjesën e dytë, kishim më tepër iniciativë, por në fund të fundit është një fitore 2-0,’’ u shpreh Southgate.
Anglia do të luajë dhe një ndeshje për kualifikueset e Euro 2024. “Tre Luanët” do të përballen me Maqedoninë e Veriut të dielën, ndërsa e kanë siguruar vendin e parë dhe kualifikimin që në muajin tetor./ss
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...