Selektori i Anglisë, Gareth Southgate ka folur pas kualifikimit në finale.
Anglia arriti që të kualifikohet në një finale të Kampionatit Evropian për herë të parë në histori.
Pas ndeshjes, të cilën “Tre Luanët” e fituan pas vazhdimeve me golin e Kane, Southgate theksoi se finalja do të jetë e veçantë dhe vlerësoi lartë skuadrën e Italisë.
“Ata kanë qenë skuadër tepër e fortë në vitet e fundit, ne e kemi ndjekur progresin e tyre nga afër dhe e dimë mënyrën sesi luajnë”, tha Southgate.
“Ata luajnë me energji dhe stil dhe si gjithmonë është shumë vështirë të shënosh gol kundër tyre, kështu që pa dyshim ata meritojnë të jenë në finale pasi mundën dy skuadra të mëdha siç kanë Belgjika dhe Spanja dhe është sfida më e madhe që mund të kishim në finale për ne”, përfundoi Gareth Southgate.
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...