Finalja e Superkupës së Anglisë për vitin 2021 do të zhvillohet sot në stadiumin mitik Wembley.
Fituesi i Premierligës, Man City, dhe fituesi i Kupës FA të sezonit të kaluar, Liecester, do të takohen sot në finalen e Superkupës së Anglisë, e njohur ndryshe si “Community Shield”, duke filluar nga ora 18:15 në Wembley.
Man City u shpallën kampion të Premierligës për sezonin 2020-21 duke u renditur e para me së paku 12 pikë pastër nga përcjellësi i dytë, kurse Leicester triumfuan në finalen e Kupës FA duke e mposhtur Chelsean me rezultat të ngushtë 1-0 në Wembley.
Kampionët e ligës “Citizens” kanë fituar 6 herë trofeun e Superkupës në histori të tyre, kurse Leicester vetëm një herë, kur e kishin bërë në sezonin 1971.Sidoqoftë, “mbretërit” e këtij kompeticioni janë Manchester United të cilën e kanë fituar trofeun plot 21 herë.
Pas Man United, e dyta renditet skuadra e Arsenal që e ka fituar trofeun 16 herë, kurse e treta renditet Liverpool duke triumfuar 15 herë.
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...
Të premten mot me diell dhe vranësira