Juventusi i ka disa opsione në mbrojtje dhe mesfushë, përderisa Interit i kthehet portieri Samir Handanovic, mirëpo ka gjasa që mesfushori danez Christian Eriksen të mbetet në stol.
Derby d’Italia, ku përballet Juventusi me Interin, do të zhvillohet të dielën në Serie A në orën 20:45. Megjithatë, kjo ndeshje do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura, pa praninë e tifozëve në stadium, transmeton Gazeta Express.
Ky derbi ishte e supozuar të zhvillohej fundjavën e kaluar, por ishte shtyrë pasi që s’mund të arrihej marrëveshje se kush ka të drejtë të hyjë në stadium. Por, qeveria ka vendosur përmes një dekreti që të gjitha eventet sportive në Itali të zhvillohet pa praninë e tifozëve shkaku i koronavirusit.
Maurizio Sarri pritet t’i qëndrojë besnik skemës 4-3-3, në mënyrë që Juan Cuadrado dhe Cristiano Ronaldo ta mbështesin Paulo Dybalan në sulm.
Megjithatë, trajneri Sarri do t’i ketë disa dilema, pasi që Giorgio Chiellini është duke luftuar për një vend në formacionin e parë, përderisa Matthijs de Ligt gjithashtu i ka përmirësuar paraqitjet së fundi.
Madje disa media italiane kanë sugjeruar se Leonardi Bonucci mund të mbetet në stol për t’i bërë vend Chiellinit e De Ligtit.
Në mesfushë, Rodrigo Bentancur, Miralem Pjanic dhe Blaise Matuidi janë favoritët, përkundër presionit nga Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot.
Sa i përket Interit, lajmi i madh është kthimi i Handanovicit në portë pas më shumë se një muaji jashtë fushës së blertë për shkak të një frakture të vogël në gishtin e tij të vogël,
Alessandro Bastoni tani ka më shumë gjasa sesa Diego Godin të jetë titullar në vijën e mbrojtjes me tre lojtarë, përderisa Antonio Candreva pritet të jetë titullar në krahun e djathtë.
Antonio Conte duket se do ta lërë në stol të transferuarin e janarit, Eriksenin, për shkak se preferon të luajë me Malooks Matias Vecino, Marcelo Brozovic dhe Nicolò Barella.
Ndërsa, për repartin e sulmit nuk ka asnjë dyshim, pasi që Lautaro Martinez kthehet nga suspendimi për t’u bërë sërish partner i Romelu Lukakut.
Formacionet e mundshme:
Juventus (4-3-3): Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Cuadrado, Dybala, Cristiano Ronaldo
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Candreva, Vecino, Brozovic, Barella, Young; R Lukaku, Lautaro Martinez
Arsenali synon t’i fitojë të gjitha trofetë këtë sezon, thot...
Komuna e Prishtinës thotë se rruga për Vranjevc është përgje...
Rritet numri i lindjeve në Kosovë, për katër vite lindën mbi...
Ansambli “Shota” sjell program artistik në shënim të 18 vjet...
Këta janë fituesit e çmimeve kryesore në Grammy 2026
Guardiola pas barazimit me Tottenhamin: Po luajmë në nivel t...