Sot, do të zbulohen dy gjysmëfinalistët e fundit të Superkupës së Kosovës në basketboll.
Peja do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, nga ora 17:00 kurse ndeshja e fundit çerekfinale është mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, sfidë e cila luhet nga ora 20:00.
Dje, Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Istogut, ndërsa Trepça ndaj Bashkimit.
Kështu këto dy skuadra do të përballen në gjysmëfinalen e parë të premten, duke filluar nga ora 17:00.
Gjysmëfinalja e dytë do të luhet po ashtu të premten, me fillim nga ora 20:00.
Ndërkohë, finalja e madhe do të zhvillohet të dielën, nga ora ora 17:00. /Klankosova.tv.
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hor...
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...