Sot do të nis sezonin i ri i garave 2022/23 në tri liga elitare evropiane; Ligën Premier, Bundesliga dhe Ligue 1.
Pritjes i erdhi fundmi tashmë dhe klubet janë gati për edicionin e ri garues në kampionatet e tyre përkatëse.
Padyshim se vëmendja është tek nisja e edicionit të ri në Ligën Premier, ku në orar është vetëm një ndeshje.
Arsenali i Mikel Artetas e nis sezonin në udhëtim te Crystal Palace, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në Selhurst Park me fillim nga ora 21:00.
Përveç kampionatit anglez, sezoni i ri do të nis edhe në Bundesliga dhe Ligue 1.
Në Bundesliga do të jetë interesant, pasi kampioni aktual dhe klubi më i madh gjerman, Bayern Munichu luan në udhëtim te Eintracht Frankfurt me fillim nga ora 20:30 në “Deutsche Bank Park”.
Në Ligue 1 ndeshja e vetme për ditën e sotme është ajo në mes të Lyon-Ajaccio e cila zhvillohet nga ora 21:00.
Osmani në 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj Jasharëve: Preka...
Valon Berisha refuzon ofertën e gjigantit boshnjak, pret ops...
Casemiro do të largohet nga Manchester United në fund të kët...
IKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është...
Publikohet formacioni e javës në Ligën e Kampionëve – ...
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...