Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot përballet në udhëtim me Qipron, në ndeshjen e dytë të këtij sezoni në Ligën e Kombeve.
Dardanët do të kërkojnë këndelljen pas humbjes 0:3 kundër Rumanisë, të premten e kaluar në “Fadil Vokrri”.
Pa Arjanet Muriq, Edon Zhegrovën dhe Florent Muslijan të përjashtuar nga Kombëtarja për shkak thyerjes së rregullores së ekipit, skuadra jonë synon fitore në duel me qipriotët.
Kombëtarja jonë tashmë ka kryer përgatitjet e duhura për sfidën me Qipron, ndeshje kjo tejet e rëndësishme për skuadrën.
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, në konferencën e fundit para duelit më Qipron, ka kërkuar nga të besuarit e tij që të bëjnë çmos që të marri pikët e plota nga kjo sfidë.
“E kemi analizuar ndeshjen që humbëm nga Rumania. Jemi fokusuar për ndeshjen e radhës kundër Qipros. Duhet të bëjmë çmos që t’i marrim tri pikë”, tha Foda.
Ndeshja Qipro-Kosova fillon në orën 18:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për p...
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...