Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit në kuadër të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në futboll.
Gjilani është nikoqir i Llapit në kryendeshjen e kësaj faze në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
“Skifterat” triumfuan 1:2 në takimin e parë në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe kanë një avantazh ndaj Llapit, shkruan lajmi.net
“Kuqebardhët” do ta synojnë kualifikimin në finale pas një periudhe 20-vjeçare, ndërsa Llapi për herë të tretë radhazi.
Takim tjetër interesant pritet të zhvillohet në kryeqytet me Prishtinën që e pret Vushtrrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Prishtina që tashmë po drejtohet nga trajneri Debatik Curri fitoi 1:2 me përmbysje në aktin e parë dhe janë me një këmbë në finale të Kupës së Kosovës.
Të dy ballafaqimet zhvillohen me fillim nga ora 15:00.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...