Sot (e premte) fillon faza e dytë e ndeshjeve apo xhiro e dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës në edicionin 2024/25.
Superliga e Kosova ka mbyllur siparin e fazës së parë me nëntë xhiro të zhvilluara, ku skuadrat kanë luajtur të gjitha nga një herë mes vete, përveç Dritës e cila ka dy ndeshje më pak, ndaj Prishtinës dhe Suharekës.
Kështu, kampionati elitar i Kosovës hyn sot në një fazë të re, ku ekipet tashmë njohin më mirë kundërshtarët dhe janë gati për synuar maksimumin e pikëve.
Xhiro e dhjetë hapet me vetëm një ndeshje që është në orar për t’u zhvilluar sot, ku Feronikeli ’74 e pret Ferizajn në ‘Rexhep Rexhepi’ nga ora 13:00.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave këtë sezon ka përfunduar me fitoren e Ferizajt me rezultat 2-1.
Të shtunën luajnë Dukagjini-Ballkani dhe Gjilani-Llapi, ndërsa të dielën Malisheva-Drita dhe Suhareka-Prishtina. /Telegrafi/
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin