Ish-futbollisti dhe ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri do të festonte sot ditëlindjen e 64-të.
Vokrri u lind me datën 23 korrik të vitit 1960, shkruan Arbersh.info.
Ai u lind në qytetin e Podujevës dhe filloj të merrej me sportin e bukur të futbollit që nga mosha 15 vjeçare.
Dy vite më vonë ai debutoi me Llapin.
Vokrri hapin e madh në karrierë e bëri tek skuadra e Prishtinës ku luajti 84 ndeshje dhe 33 gola në Ligën e Dytë të Jugosllavisë.
Ndërsa në Ligën e Parë Jugosllave ai realizoi 22 gola në 88 paraqitje.
Ai luajti edhe për skuadrat e Nimes në Francë dhe Fenerbahçe në Turqi.
Vokrri pati ndikim të madh të futbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Gjatë mandatit të tij si kryetari Federatës së Futbollit, sporti më i bukur arriti kulmin e suksesit.
Në vitin 2016-të, Kosova u anëtarësua në organizatat më të mëdha botërore të futbollit si FIFA dhe UEFA.
Ai vdiq me 9 qershor 2018-, në moshën ende pa i mbushur 58 vjet, duke lënë një mungesë të madhe tek komuniteti i futbollit në Kosovë dhe jo më gjerë.
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...