Basketbolli, sidomos liga e NBA, po avancon çdo sezon më shumë.
Dinamika dhe shpejtësia e lojës janë rritur maksimalisht, si dhe lojtarët janë më të përgatitur se asnjëherë më parë.
Rekorde individuale të ndryshme thyhen dita e ditës nga lojtarë si LeBron James, Stephen Curry, Russell Westbrook e James Harden.
Skuadra si Golden State kanë vendosur rekord të fitoreve brenda një sezoni (79), por një rekord ka mbetur që nga viti 1972.
Sot 47 vite më parë skuadra e LA Lakers kishte mposhtur atë të Atlanta Hawks, për fitoren e 33 radhazi asokohe. Ajo është seria më e gjatë pa humbje në NBA.
Lakers asokohe drejtoheshin nga trajneri Bill Sharman, për ta mbyllur sezonin me 69 fitore dhe 13 humbje.
Lojtarët më të dalluar padyshim ishin Jerry West dhe Wilt Chamberlain
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër