Këtë të shtunë në Arabinë Saudite do të zhvillohet lufta e shumëpritur për titullin botëror në peshën e rëndë midis Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk.
Fury, britaniku 35-vjeçar, kampion i WBC-së do të përballet me homologun e tij 37-vjeçar ukrainas, Usyk – i cili mban rripat në WBA, WBO, IBF dhe IBO.
Dyshja do të fillojnë ecjen e tyre në ring për ngjarjen kryesore në orën 00:00 pas mesnate mes së shtunës dhe së dielës. Lufta do të fillojë menjëherë pas kësaj.
Ditën e djeshme janë bërë matjet zyrtare, kur Tyson Fury ka peshuar 118.8 kg, ndërsa kampioni ukrainas Usyk ka peshuar 105kg, njofton Klankosova.tv
Kjo luftë do të zgjatë 12 raunde në eventin e boksit të emëruar si “Ring of Fire në Riad”./kk
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku