Dy skuadrat kolosale spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona rikthehen në fushën e blerët për një nga përballjet më të mëdha në botën e futbollit.
Barcelona – e cila ëshë ende optimiste për titullin – me një fitore eventuale do të shpresonte për të ngushtuar diferencën e pikëve me madrilienët, ani pse “Los Blancos” kanë 15 pikë më shumë se blaugranët.
Nga ana tjetër, forma e jashtëzakonshme dhe morali i lartë që janë duke kaluar të dy skuadrat janë një dëshmi shtesë se kjo ndeshje do të sjellë spektakët, ashtu siç ka bërë gjithmonë një përballje e një niveli të tillë si “El Clasico”.
Real Madrid – si lideri i LaLigës – nuk njeh për humbje në tetë ndeshjet e fundit në Ligë, ndërsa Barcelona regjistron plotë 12 fitore rrjesht në kuadër të ndeshjeve të LaLigës.
Ndeshja do të zhvillohet në tempullin në rindërtim “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...