‘Minatori’ është nikoqire e finales së parë të Play-offit në kuadër të basketbollit kosovar, ku do të përballet Trepça dhe Golden Eagle Ylli.
Ndeshja fillon nga ora 19:00, shkruan Arbresh.info.
‘Xehetarët’ janë në finale për të tretin vit me radhë kurse Ylli kthehet pas një viti mungesë.
Mitrovicasit kanë qenë në formë të lartë gjatë sezonit të rregullt ku kanë dal të parët në tabelë me 25 fitore e tri humbje, teksa Ylli ka qenë i treti me 19 fitore e tetë humbje.
Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic erdhi në finale pasi eliminoi Sigal Prishtinën në gjysmëfinale me seri 3-0, teksa të udhëhequr nga Petar Mijovic, suharekasit fillimisht mposhtën Bashkimin në çerekfinale me seri 2-0.
Kurse për të arritur në finalen e madhe triumfuan ndaj Pejës në një dramë të vërtet me seri 3-2.
Kujtojmë që Trepça për herë të fundit është shpallur kampion në vitin 2012 kurse Ylli dy vite më parë.
Gjatë këtij sezoni këto skuadra janë përballur gjashtë herë, ku katër prej tyre i kanë i fituar Trepça teksa dy Ylli./Arbresh.info/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...