Sonte Kosova do të përballet me Sllovakinë, ndeshje e vlefshme për parakualifikueset e FIBA EuroBasket 2029.
Dardanët kanë filluar përgatitjet të dielën mbrëma, derisa nga dita e hënë kanë stërvitur dy herë në ditë, që të jenë sa më ta gatshëm për këtë sfidë.
Kjo është ndeshja e dyta për të dy kombëtaret, që e kanë nisur me fitore ndaj Shqipërisë.
Dardanët fituan ndaj kuqezinjve 84:99, kurse sllovakët fituan 73:63.
Për shkak të lëndimeve do të mungojnë Dardan Berisha, Drilon Hajrizi dhe Meriton Ismaili, që nuk kanë qenë të grumbulluar.
Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Edi Rama mbledh kabinetin qeveritar me ministrat e rinj
ZPS: Thaçi, përmes Fazliut, e udhëzoi Remin si të dëshmonte
Konjufca takon ambasadoren finlandeze, flasin për njohjen e ...
ZPS: Thaçi kishte shënjestër dëshmitarët që i shihte si kërc...
Ragmi Mustafi vazhdon si Këshilltar Politik i Kurtit për Lug...
Sonte Kosova-Sllovakia, Dardanët synojnë fitore