Pavarësisht humbjes së thellë 3:0 në ndeshjen e parë kundër Arsenalit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, shumica e tifozëve vazhdojnë të besojnë në magjinë evropiane të Real Madridit.
Sipas një sondazhi të publikuar nga UEFA, 64% e votuesve mendojnë se Los Blancos do të avancojnë në gjysmëfinale, ndërsa vetëm 36% besojnë se Arsenal do ta ruajë epërsinë dhe do të kalojë më tej.

Rezultati është befasues duke marrë parasysh se madrilenët kanë një disavantazh të konsiderueshëm, dhe për të kaluar tutje do t’u nevojitet një përmbysje historike në ndeshjen e sontme në “Santiago Bernabéu”. Megjithatë, historia dhe reputacioni i Real Madridit në kompeticionin më prestigjioz evropian duket se i ka bindur tifozët se gjithçka është e mundur.
Real Madridi ka treguar shpesh se është mjeshtër i rikthimeve, me përmbysje të bujshme në vitet e fundit – veçanërisht në sezonin 2021/22 – ndaj ekipeve si PSG, Chelsea dhe Manchester City. Megjithatë, asnjëherë më parë nuk ka përmbysur një disavantazh prej tre golash në një ndeshje me eliminim direkt në Champions League.
Nga ana tjetër, Arsenali, i cili fitoi bindshëm në ndeshjen e parë në “Emirates”, do të përpiqet të administrojë rezultatin dhe të arrijë një kualifikim të madh që do ta kthente në një pretendent serioz për titullin evropian.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...