Paul Pogba nuk do të largohet nga Manchester Unitedi edhe nëse Real Madridi e rishfaq interesimin për të me hapjen e afatit kalimtar dimëror në janar, sipas Ole Gunnar Solskjaer.
Thuhej se Pogba ka qenë prioriteti kryesor i Real Madridit dhe trajnerit Zinedine Zidane para se të niste ky sezon, por gjiganti spanjoll dështoi ta blinte francezin nga Unitedi.
Madridi e ka nisur dobët sezonin e ri dhe presidenti i klubit Florentino Perez ka lënë të kuptohet se do të rikthehet për Pogban në janar.
Mesfushori francez, i cili pati marrëdhënie të këqija me paraardhësin e Solskjaerit, Jose Mourinhon, është i lënduar momentalisht.
Por trajneri i Man United Solskjaer e ka ripërsëritur përkushtimin e Pogbas në Old Trafford, edhe pse 26-vjeçari pati thënë në fund të sezonit 2018/19 se synonte sfidë të re.
“Unë nuk e dëgjoj presidentin e Real Madridit”, tha Solskjaer për gazetarët para ndeshjes ndaj West Hamit.
“Paul po punon zellshëm këtu dhe është plotësisht i përkushtuar ndaj Manchester Unitedit. E kemi parë se gjatë kohës sa është i lënduar, ai po punon si i çmendur për t’u riaftësuar, sepse dëshiron të luajë për ne dhe dëshiron t’i ndihmojë bashkëlojtarët e vet”, shtoi ai.
Solskjaer theksoi: “Nuk brengosem tani dhe nuk do të brengosem kurrë për të ardhmen e Paul Pogbas. Edhe nëse Real Madridi rishfaqet në janar, prapë nuk brengosemi. Paul nuk shkon askund. Ai është i lumtur këtu kur luan”. /Gazeta Express/
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos