Villarreal është fituese e Europa League pas një ndeshje “maratonë”, e cila u mbyll vetëm përmes penalltive.
120 minutat përfunduan në barazim 1-1 me gola të shënuar nga Gerard Moreno për spanjollët dhe Edinson Cavani për Manchester United.
Skuadra e Unai Emery u tregua më e ftohtë te penalltitë. Pas plot 21 goditjeve të sakta nga pika e bardhë, erdhi dështimi e ai ishte David de Gea.
Sido që të jetë, Ole Gunnar Solskjær thotë se Unitedi është dashur ta “vriste” ndeshjen shumë kohë më parë.
“Nuk luajtëm aq mirë siç dimë të luajmë… nuk krijuam shanse të mjaftueshme. Ky është futbolli, ndonjëherë vendos një goditje. Jemi të mërzitur, të dëshpëruar të gjithë”, u shpreh ai. /Gazeta Express/
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin