Futbolli kosovar ka treguar edhe një herë fytyrën e tij humane, duke u bashkuar për shëndetin e futbollistit të Gjilanit, Oltion Bilalli, i cili pësoi një lëndim të rëndë në kokë gjatë ndeshjes kundër Malishevës.
Pak para fillimit të ndeshjes mes Feronikelit 74 dhe Suharekës, futbollistët e të dyja ekipeve shpalosën një banderolë në mbështetje të Bilallit, duke shprehur solidaritet dhe duke i uruar shërim të shpejtë.
Ky gjest dëshmoi për unitetin brenda komunitetit të futbollit në vend, me dy klubet që mbajtën banderolën.
SC Gjilani kishte konfirmuar dje (e mërkurë) se pas incidentit, Bilalli u trajtua fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Bilalli ka pësuar gjakderdhje të brendshme në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht ndodhet në Mjekimin Intensiv Qendror, ku është nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor”, kishte njoftuar klubi.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) gjithashtu shprehu mbështetje dhe falënderim për stafin mjekësor.
Gjendja e Oltion Bilallit vazhdon të monitorohet nga ekipet mjekësore dhe shpresat janë që ai të rikuperohet plotësisht sa më shpejt. Futbolli i Kosovës mbetet i bashkuar në lutjet për kthimin e tij në fushën e gjelbër. /Telegrafi/
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...