Real Madridi humbi 4 me 1 ndaj Ajaxit mbrëmjen e së martës duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 5 me 3 dhe Santiago Solari ka theksuar mungesën e kapiteni Sergio Ramos si pasojë e suspendimit në një intervistë pas ndeshjes.
Derisa ishin në mungesë të mbrojtësit spanjoll, Madridi humbi edhe dyshen Lucas Vazquez dhe Vinicius Junior brenda 30 minutave të parë si pasojë e lëndimeve, transmeton portali arbresh.info.
“Sigurisht”, ka thënë Solari kur është pyetur nga Moviestar nëse atyre i mungoi Ramos.
“Pa folur keq për ndonjë nga lojtarët tanë, sigurisht se na mungoi kapiteni jonë”
Eliminimi i ‘Los Blancos’ nga Liga e Kampionëve erdhi pas një dominimi të plotë prej tri viteve rresht të tyre në këtë kompeticion./arbresh.info/
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...