Bylbyl Sokoli pritet të jetë trajneri ri i Sport Club “Gjilanit”.
Marrëveshjen e ka konfirmuar vetë “Profa”, i cili ka deklaruar se tashmë është dakorduar me drejtuesit e klubit dhe shumë shpejtë pritet të vijë finalizimi.
“Sapo kemi arritur marrëveshjen për të marrë drejtimin e skuadrës, detajet e tjera do ti japim me kohë”, deklaroi Sokoli për Gazetën “Sheshi”.
Sokoli do ta pasojë kështu Gentjan Mezanin në stolin e nënkampionëve, teknikun vlonjat, i cili dha dorëheqje javë më parë.
Kjo do të jetë ‘aventura’ e dytë e Sokolit te ‘kuqebardhët’, pas asaj që kishte katër vite më parë.
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...