Liverpooli pret PSV-në në Anfield të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve.
PSV udhëton në Angli, ku ka humbur vetëm dy ndeshje këtë sezon dhe kryeson Eredivisien me 11 fitore në 13 ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa Liverpooli nuk po kalon në formë të mirë këtë edicion dhe për këtë ka folur në konferencë për media trajneri Arne Slot.
“E kam thënë shumë herë: kurrë s’mund të gjesh mjaftueshëm justifikime për të performuar në këtë mënyrë. Është e papritur për klubin, për mua, për të gjithë. Por ndoshta ky është klubi më i mirë për t’u përballur me situata të vështira sa më shumë vështirësohen gjërat këtu, aq më shumë bashkohemi”, tha ai.
Më tej ai ka folur edhe për shumë golat e pësuar të Liverpoolit këtë edicion.
“Po pësojmë më shumë gola se sezonin e kaluar. Në këtë periudhë vitin e kaluar nuk kishim pësuar asnjë gol nga goditjet e dënimit; tani janë nëntë. Numri i golave të pësuar është pothuajse qesharak për një klub si yni”, tha më tej ai.
“Për të qëndruar i qetë nuk e kam shumë të vështirë. Është në karakterin tim,” – tha ai. “Shumica e njerëzve do të më përshkruanin si person të qetë.
“Këto situata… nuk janë aspak të këndshme. Nuk është e këndshme të humbësh, sidomos në një klub si Liverpooli. Për të qenë i sinqertë, nuk e prisja të ishim në këtë pozitë, për mënyrën se si përgatitemi taktikisht dhe cilësinë që kemi te skuadra.”
“Mund të thuash që është humbja e gjashtë nga shtatë në Premier League, por unë mund të them se në katër ndeshjet e fundit kemi humbur dy, dhe në Champions League kemi fituar tre. Megjithatë, është nën nivelin që pritet te Liverpooli.”
“Unë e marr përgjegjësinë. Ndihem fajtor për këtë situatë. Po punojmë pandalë për ta ndryshuar. Ky është një klub që ka përjetuar jo vetëm suksese, por edhe periudha të vështira. Ne do të japim akoma më shumë. Si trajner, përpiqem të udhëheq me shembull dhe të punoj edhe më fort”, përfundoi Slot.
Ndeshja mes Liverpoolit dhe PSV luhet nesër me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...