Gjatë ditës së sotme në Cyrih të Zvicrës është tërhequr shorti për play-offin e Kupës së Botës, ku ka marrë pjesë edhe Shqipëria.
Kombëtarja e Kosovës është shortuar ndaj Sllovakisë për gjysmëfinalen e play-offit të Botërorit, shkruan Arbresh.info.
Sllovakia është një vend i cili ka luajtur vetëm një herë në Kampionat Botëror, atë të vitit 2010.
Arritja më e madhe ka qenë në fazën e 1/8 së finales.
LOJTARËT MË ME VLERË
Disa nga lojtarët kryesorë të kombëtares sllovake, që kanë vlerë të konsiderueshme në treg janë Milan Škriniar i cili paraqitet tek Fenerbahce, dhe vlera e tij në treg arrin 15 milionë euro.
David Hancko është njëri nga lojtarët tjerë të rëndësishëm të kombëtares sllovake, i cili paraqitet tek Atletico Madridi.
Përveç tyre, Stanislav Lobotka është një prej më të dalluarve si dhe shquhet si ‘truri’ i mesfushës së tyre. Lobotka është njëri nga lojtarët që vrapon më së shumti.
Ai është pjesë e Napolit, ku paraqitet edhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.
Një tjetër emër i njohur është Martin Dubravka, 36-vjeç, mirëpo fal cilësisë dhe kualitet vazhdon të jetë në top pesë ligat evropiane. Ai tashmë mbron ngjyrat e Burnleyt në Premier League.
Derisa për disa vite ka qenë portier i Newcastle United.
Vlera e përgjithshme në treg e kombëtares sllovake është 138.78 milionë euro.

FORMA E TYRE NË KAMPANJËN KUALIFIKUESE:
Sllovakia sikurse Kosova është kualifikuar nga vendi i dytë për në play-off të Kupës së Botës.
Ata kanë qenë në grup së bashku me Gjermaninë, Irlandën e Veriut dhe Luksemburgun.
Në gjashtë ndeshje, sllovakët kanë grumbulluar 12 pikë tri më pak se Gjermania lidere.
Sa i përket golavarazhit kanë pësuar tetë gola derisa kanë shënuar gjashtë sosh. Humbjen më të thellë e ka pësuar nga Gjermania 6-0, derisa fitorja më e rëndësishme po ashtu ishte ndaj ‘Pancerave’ 2-0.
Sllovakia do ta mirëpresë me 26 mars në Bratislavë Kosovën në përballjen gjysmëfinale të play-offit./Arbresh.info

Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...