Trajneri skocez, David Moyes, ka zhvilluar bisedime me bordin e West Hamit për të ardhmen e tij.
Sipas burimeve të Sky Sports e ardhmja e Moyes është larg klubit londinez, transmeton arbresh.info.
Sky Sports News ka mësuar se trajneri spanjoll i Newcastle, Rafael Benitez, mund të jetë zëvendësuesi i skocezit, në rast se klubi vendos të mos vazhdojë bashkëpunimin me të.
Po ashtu besohet se 30 apo 40 trajnerë ka shfaqur interesim për të marrë drejtimin e klubit londinez.

Moyes ishte emëruar trajner i West Ham. si zëvendësues i Slaven Bilicit në muajin nëntor të vitit të kaluar.
Çekanët e përfunduan sezonin në pozitën e 13-të në Premier League, por gjatë sezonit ka pasur probleme me tifozët, të cilët gjatë humbjes me Burnley 3 – 0, në mars të këtij viti.
Moyes në të kaluarën ishte trajner i Everton, Manchester United, Sunderland, Real Sociedad. /arbresh.info/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...