Manchester United edhe në këtë sezon nuk do ta fitojë titullin e kampionit, por mund të mburret me progresin që është duke e bërë nën trajnerin portugez, Jose Mourinho.
Skuadra e trajnerit portugez, aktualisht renditet në vendin e dytë me 72 pikë pas 32 ndeshje të zhvilluara.
United ka humbur garën për titull me skuadrën rivale të qytetit, Manchester City.

City e drejtuar nga Pep Guardiola, ka zhvilluar një super sezon dhe deri tani ka vetëm dy humbje, këtë të fundit ia shkaktoi pikërisht Manchester United, në derbin e zhvilluar në javën e kaluar.
Djajtë e Kuq shtyn festën e titullit, duke përmbysur rezultatin nga 0 – 2 në 2 – 3.
Skuadrat e Jose Mourinhos, gjithmonë janë njohur për mbrojtje të forta.
United në këtë sezon është skuadra e vetëm që nuk ka pranuar më shumë se dy gola dhe është skuadra e vetëme në top pesë ligat e evropiane.
Megjithatë, Mourinho besohet se përsëri do të shpenzojë shuma të mëdha për ta përforcuar repartin e mbrojtjes, për sezonin e ardhshëm. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...