Skitarja shqiptare Lara Colturi e ka nisur mirë vitin 2025, duke siguruar një tjetër rezultat pozitiv në Kupën e Botës të Skive Alpine.
Në pistën e Kranjska Gora të Sllovenisë, Colturi ka regjistruar kohën e dytë më të mirë, menjëherë pas kampiones olimpike, suedezes Sara Hector.
Ky është podiumi i dytë në karrierën e tetëmbëdhjetë vjeçares, pas vendit të dytë të arritur më herët në Gurgl të Austrisë.
Sipas Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Colturi do të garojë sërish në Slalom të dielën, më 5 janar 2025./rtk
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së