Gjilani është duke luajtur ndeshjen e javës së 28-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll ndaj Llapit.
Aktualisht rezultati i ndeshjes është 1-0 për Gjilanin, por çka ra në sy në këtë sfidë ishte një mesazh i tifozërisë vendase, shkruan Arbresh.info.
“Skifterat” kanë përgatitur një koreografi dhe një mesazh në mbështetje të Gazas, vend ky i cili tash e disa kohë është në një konflikt me Izraelin.
“Ne qëndrojmë me Gazan”, ishte mesazhi i “Skifterave”.
Shumë tifozëri në mbarë botën i kanë dal në mbështetje këtij vendi, ndër ta edhe shumë tifozëri të zjarrta në Evropë si ajo e Celitcut dhe Parisit./Arbresh.info

Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi