Klubi i Skënderbeut ka bërë një reagim zyrtar për “Panorama Sport” pak minuta më parë duke sqaruar dhe çështjen e merkatos në FIFA.
Sipas asaj që ka raportuar gazeta ka qenë një gjyq i humbur me Shqiprim Taipin. Përveç lojtarit që aktualisht është pjesë e Kukësit, me të cilin është zgjidhur dhe ajo çështje që kishin pasur, klubi korçar ka pasur edhe një problem tjetër për një lojtar ganez ku ka qenë pjesë e Skënderbeut pak vite më parë, ku bëhet fjalë për Emanuel Essien.
Ekskluzivisht për gazetën, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj konfirmoi se bëhej fjalë për një shumë tepër modeste prej 2400 eurosh që klubi ganez pretendonte.
Merkato ishte bllokuar për këtë shumë dhe thuhet se sistemi të zhbllokohet për çështje orësh dhe Skënderbeu të federojë lirisht lojtarë të rinj në skuadër.
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...