Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, ka folur dje në mbrëmje në RTSH në lidhje me fitoren e parë të kampionatit dhe ndryshimet në grupin e lojtarëve pas merkatos së verës.
“Për objektivat dhe strukturën është e rëndësishme për të zbritur në fushë për fitore dhe sidomos ndeshja e parë dhe 3 pikët janë të mira. Flamurtari të imponon respekt, ndaj dhe jemi të kënaqur për 3 pikët, por edhe që po ruajmë ritmin për Europë. Kjo është kryesore, që të mbash ritmin por edhe të luash në Europë.
Ikja e Latifit? “Sigurisht që Latifi është një lojtar me shumë vlera dhe që në momentin që ka ardhur ka bërë përmirësime të dukshme. Vitet e fundit u kthye në lider, por futbolli është i tillë dhe mënyra se si funksionon klubi ynë është që të mos varemi nga një lojtar. Ikja e tij është e mirëmenduar, pasi drejtuesit kanë ide të qarta. Në futbollin e sotëm kështu duhet të funksionojë, si te ne. Lojtarë ikin në klube prestigjioze dhe të tjerë vijnë. Por, e përsëris, nuk varemi nga një lojtar”.
SOUE – “Afrime te verës janë me vlera. Merkatoja është shumë e mirë e klubit. Soue po tregon vlerat e tij, është lojtar i mirë dhe po na ndihmon shumë. Eshtë përshtatur shumë mirë me grupin dhe ekipin, por edhe të tjerët, sa t’u jepet mundësia, do të tregojnë vlera.
EUROPA LEAGUE – “Ne ëndërrojmë të kalojmë grupin në Europa League. E kërkojnë drejtuesit dhe mundësitë i kemi. Nuk është thjesht një ëndërr, por është mundësi reale”, – tha portieri i Skënderbeut në lidhjen direkte për “Rubrikën Sportive” në RTSH.
Nafta arrin çmimin më të lartë që nga viti 2022
Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në...
Gold AG publikon foto të veçantë me të bijën: E mira e babit...
Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP kryemin...
Vitin e shkuar u ngritën 15 aktakuza për krime lufte, 10 pre...
Çitaku: Reagimi qytetar e ndali skenarin e LVV-së për përmby...