Mamdani: Nëse flas veçmas me Mbretin, do ta inkurajoja ta kthejë diamantin Koh-i-Noor

13:18 | 30 Prill 2026
R J

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka bërë thirrje për kthimin e diamantit të çmuar Koh-i-Noor nga Mbretëria e Bashkuar, vetëm disa orë para takimit me Mbretin Charles.

Diamanti 105 karatësh është pjesë e Xhevahireve të Kurorës, por pronësia e tij është kundërshtuar nga India, e cila pretendon se është vjedhur gjatë sundimit britanik, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse do të flisja me Mbretin veçmas nga [qëllimi i ngjarjes], ndoshta do ta inkurajoja atë të kthente diamantin Koh-i-Noor”, tha Mamdani, i cili ka rrënjë indiane, në një konferencë për shtyp disa orë para se të takohej me Mbretin Charles në një ceremoni në nder të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit.

Mbreti Charles dhe gruaja e tij, Mbretëresha Camilla, janë në një vizitë katërditore në ShBA, e cila filloi të hënën.

Shpërndaje në rrjete sociale